Politika e Rimbursimit

Transparencë dhe siguri për çdo blerje. Përditësuar: 7 Mars 2026

1. Rimbursimi i Plotë (Kur të dhënat mungojnë)

Në rastet kur ju kryeni një pagesë të suksesshme por sistemi ynë nuk arrin të gjejë ASNJË të dhënë historiku për numrin e shasisë (VIN) të kërkuar në databazat tona apo të partnerëve (p.sh. makina nuk është regjistruar kurrë ose është shumë e vjetër), ne do t'ju rimbursojmë 100% të shumës në mënyrë automatike.

Rimbursimi fillon automatikisht nga sistemi ynë i integruar me rrjetin Stripe brenda të njëjtës ditë, dhe fondet kthehen në kartën tuaj bankare brenda 3-5 ditëve të punës, në varësi të bankës suaj.

2. Rastet Kur Rimbursimi NUK Ofrohet

Duke qenë se ky është një shërbim digjital i ofruar në mënyrë të menjëhershme përmes sistemeve të jashtme (të cilat na tarifojnë në kohë reale sapo ne kërkojmë të dhënat), ne nuk ofrojmë rimbursime në rastet e mëposhtme:

  • Ju keni vendosur gabimisht numrin e shasisë (VIN) dhe raporti është gjeneruar për mjetin e gabuar.
  • Raporti është i pastër (nuk ka aksidente ose rekorde dëmtimi). Fakti që makina është e pastër është tregues pozitiv që ia vlen investimi, jo një mungesë shërbimi nga ana jonë.
  • Ju keni ndryshuar mendje pasi raporti është gjeneruar tashmë në ekran.
  • Disa të dhëna specifike që ju prisnit mungojnë (p.sh. fotot e një aksidenti të vjetër evropian), edhe pse raporti kryesor është furnizuar me të dhëna historiku bazike nga partnerët (NHTSA, CarsXE, etj).

3. Kërkesat për Rimbursim

Nëse besoni se keni hasur një problem teknik (p.sh. jeni faturuar dy herë aksidentalisht), ju lutemi të na kontaktoni menjëherë duke na dërguar një email me ID e Transaksionit tuaj ose adresën e email-it të përdorur, dhe ekipi ynë do ta shqyrtojë kërkesën brenda 48 orëve.