Kushtet e Përdorimit (Terms of Service)
Përditësimi i fundit: 7 Mars 2026
Mohimi dhe Kufizimi i Përgjegjësisë (Disclaimer)
Të dhënat e ofruara në raportet e "KontrolloMakinën" bazohen TËRËSISHT në burime të jashtme të palëve të treta, duke përfshirë databazat publike dhe private si NMVTIS, NHTSA, dhe partnerin tonë të të dhënave, CarsXE. Ne veprojmë KRYESISHT SI NJË GRUMBULLUES DHE PËRKTHYES të dhënash. Ne nuk garantojmë saktësinë absolute, mungesën e gabimeve apo përditësimin në kohë reale të të dhënave. Blerja e një mjeti është përgjegjësia juaj dhe ne ju ftojmë me forcë që t\'i nënshtrohet kontrollit nga një mekanik i certifikuar.
1. Pranimi i Kushteve
Duke vizituar, shfletuar dhe përdorur shërbimet e KontrolloMakinën, ju ("Përdoruesi") pranoni paraprakisht dhe plotësisht këto Kushte Përdorimi. Nëse nuk jeni dakord qoftë dhe me një pjesë të Tyre, ju kërkohet të mos përdorni platformën tonë për asnjë lloj asyeje.
2. Shërbimi i Ofruar dhe Burimet e të Dhënave
KontrolloMakinën ofron një shërbim digjital që i lejon përdoruesve të aksesojnë informacion lidhur me historikun e automjeteve (kilometrazhi, aksidentet, dëmtimet nga përmbytjet etj.) nëpërmjet numrit të shasisë (VIN).
Këto të dhëna mblidhen përmes API-ve dhe databazave ndërkombëtare duke përfshirë por pa u kufizuar në agjencitë shtetërore SHBA/EU, kompanitë e sigurimeve, dhe qendrat e shkatërrimit. Partnerët tanë zyrtarë janë CarsXE dhe NHTSA (National Highway Traffic Safety Administration).
3. Të Drejtat e Autorit (Copyright) dhe Licensat
Të gjitha të dhënat origjinale të mjetit të ofruara në raport u përkasin partnerëve tanë dhe/ose agjencive shtetërore përkatëse. KontrolloMakinën nuk pretendon pronësi mbi të dhënat e historikut të mjeteve. Çdo e drejtë autori e NHTSA, CarsXE apo ofruesve të tjerë të të dhënave është e rezervuar nga entitetet përkatëse. Përdorimi i raporteve tona është vetëm për përdorim personal dhe informativ; ri-shitja apo shpërndarja komerciale e raporteve tona është rreptësisht e ndaluar pa lejen me shkrim.
4. Përdorimi pa Garanci (As-Is Basis)
RAPORTET DHE TË DHËNAT OFROHEN "SIÇ JANË" DHE "SIÇ JANË TË DISPONUESHME". NE MOJOJMË ÇDO GARANCI, TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË E TREGTUESHMËRISË OSE PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. Ne nuk garantojmë që raporti juaj do të jetë pa gabime, ose që në databazë janë regjistruar çdo aksident i mundshëm (psh. nëse një mjet aksidentohet por pronari nuk e raporton tek siguracioni, nuk do të dalë në asnjë histori).
5. Dëmshpërblimet dhe Litigjimi
Në asnjë rast KontrolloMakinën, punonjësit e saj, partnerët ose ofruesit e drejtpërdrejtë e të dhënave nuk mund të mbahen përgjegjës për ndonjë humbje direkte, indirekte, të veçantë, apo pasuese që rrjedh nga ose është në lidhje me përdorimin e platformës tonë dhe vendimet financiare (p.sh. blerja e një mjeti) të marra mbi bazën e raporteve tona. Përgjegjësia jonë maksimale kufizohet në vlerën që ju keni paguar për të blerë raportin në fjalë.