Politika e Privatësisë
Siguria e të dhënave tuaja është prioriteti ynë. Përditësuar: 7 Mars 2026
1. Çfarë të dhënash mbledhim?
Për të ofruar shërbimet tona, ne mbledhim:
- Numrat e Shasisë (VIN) të mjeteve për të cilat kërkoni raporte.
- Adresën e Email-it kur krijoni një llogari, kur bëni një kërkesë blerje përmes Stripe, ose kur na kontaktoni për mbështetje teknike.
- Të dhëna pagese (të kriptuara) të cilat procesohen ELUZIVISHT nga partneri ynë Stripe. KontrolloMakinën kurrë nuk ruan, shikon apo përpunon numrat tuaj të kartës së kreditit.
2. Ndarja e të dhënave me Palët e Treta
Për të gjeneruar raportin e historikut, numri IP i mjetit që ju kërkoni (VIN) transpmetohet në mënyrë të sigurt tek partnerët tanë të të dhënave për tu analizuar kundrejt databazave shtetërore dhe private:
- CarsXE: Ofron të dhëna historiku, pikat e kontrollit teknik, siguracionet, dëmtimet nga përmbytja etj.
- NHTSA (National Highway Traffic Safety Administration): Siguron specifikimet e sakta nga prodhuesi amerikan.
Asnjë nga Partnerët tanë nuk merr të dhënat tuaja personale identifikuese (si adresën e emailit), përveç partnerit për pagesa, Stripe Inc.
3. Ruajtja e të Dhënave (Logs)
Për t'ju ofruar akses të vazhdueshëm në raportet që keni blerë, ne ruajmë raportet e gjeneruara (të dhënat fizike të makinës) në databazën tonë, të lidhura me ID-në e seancës suaj të pagesës. Ne po ashtu mbajmë regjistra të përpjekjeve, qoftë dhe të dështuara, për të mbrojtur sistemin tonë nga abuzimet dhe për të procesuar rimbursimet kur është e nevojshme.
4. Të Drejtat Tuaja
Sipas ligjeve bashkëkohore të Mbrojtjes së të Dhënave (vetëm për shtetasit EU/EEA), ju keni të drejtën të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e të dhënave tuaja personale nga sistemi ynë. Megjithatë, mbani parasysh: Të dhënat lidhur me transaksionet financiare dhe pagesat mund të na kërkohet t'i ruajmë me ligj për periudha të caktuara tatimore. Për kërkesa fshirjeje, na dërgoni një mesazh.